Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, gjatë seancës ku po shqyrtohet raporti gjashtëmujor i OKB për Kosovën në Këshill të Sigurimit, akuzoi Kosovën që nuk po tregohet e gatshme për “zgjidhje kompromisi” në dialog, pasi e kërkon njohjen.
Selakoviq u shpreh se autoritetet në Republikën e Kosovës po thellojnë dallimet etnike.
“Për fat të keq muajt e fundit nuk kanë sjellë më shumë stabilitet në Kosovë dhe situata nuk është tamam siç është paraqitur në raport. Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës vazhdojnë të thellojnë me vetëdije dhe sistematikisht dallimet etnike duke shkaktuar diskriminim ndaj popullatës joshqiptare”, pretendoi ministri i Jashtëm serb, transmeton KP.
Duke folur për dialogun, Selakoviq u shpreh se kërkesa e Prishtinës zyrtare për njohje reciproke tregon mos gatishmëri për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi.
“Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj për sjelljen e ngurtë problematike dhe jashtëzakonisht të përgjegjshme të palës tjetër negociuese në kuadër të dialogut. Në arritjen e qëllimeve të lartpërmendura Prishtina zbaton të ashtuquajturën politikë të reciprocitetit, një strategji keqdashëse, e mirëmenduar, që fatkeqësisht nuk është ndërtuar në mënyrë të pavarur. Duke insistuar vazhdimisht në njohjen e ndërsjellë si pjesë qendrore e dialogut, e ashtuquajtura politikë e reciprocitetit demonstron mungesën e vullnetit thelbësor të lidershipit aktual politik të Prishtinës për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi”, tha Selakoviq.
Ministri i Jashtëm Serb u shpreh se nuk mund të ndryshohet formati i dialogut me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti.
“I konsiderojmë si të papranueshme tentativat për mospërfillje të formatit aktual të dialogut, dhe anulimin e marrëveshjeve vetëm se nuk u pëlqejnë faktorëve aktualë politikë. Është e papranueshme që rrethanat aktuale gjeopolitike të përdoren thjesht për të fshirë atë që është punuar me mundim prej vitesh. Theksoj se Beogradi ishte institucionalisht i përfshirë në dialog që në fillim, ndërsa angazhimi i palës tjetër ka ndryshuar dhe vazhdon të varirojë në varësi të opsionit politik që është në pushtet”, tha Selakoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker