LAJMI I FUNDIT:

E pranon edhe komandanti rus: Forcat ukrainase po avancojnë drejt Khersonit

E pranon edhe komandanti rus: Forcat ukrainase po avancojnë drejt Khersonit

Komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, ka pranuar më në fund se trupave të tij po i bëhet presion i madh dhe se janë vënë në pozitë të vështirë, pasi guvernatori pro-rus në Kherson njoftoi për evakuimin e pjesshëm të banorëve të atjeshëm.

“Situata në rajon mund të përshkruhet si e tensionuar”, tha Sergei Surovikin, gjeneral i forcave ajrore që u emërua si i ngarkuar për luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Surovikin për herë të parë ka pranuar publikisht se ekziston rrezik i madh nga avancimi i forcave ukrainase në drejtim të qytetit të Khersonit, që shtrihet përgjatë lumit Dnipro, dhe se Rusia po e ka të vështirë të furnizojë njësitet në lindje për shkak se ura kryesore mbi Dnipro është shkatërruar nga ukrainasit.


Rusia kishte marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit Kherson në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë, dhe mbetet qyteti i vetëm i madh i Ukrainës, që forcat e Moskës e morën nën kontroll pa zhvilluar luftime të ashpra.

“Planet dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me qytetin e Khersonit, varen nga situata ushtarake-taktike. E përsëris – tani është një situatë shumë e vështirë”, shtoi Surovikin.

“Do të veprojmë me kujdes, në moment të duhur, por pa i përjashtuar vendimet e vështira”, tha për fund komandanti rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori