LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë evakuimi i Khersonit?

Çfarë do të thotë evakuimi i Khersonit?

Guvernatori pro-rus i rajonit jugor të okupuar ukrainas të Khersonit u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen.

Në një video deklaratë, Vladimir Saldo tha se njerëzit në katër qytete në afërsi të lumit Dnipro, duke pasur parasysh rrezikun që granatimet ukrainase mund të dëmtonin një digë aty pranë.

Ndërkohë, komandanti më i ri rus tha se nuk mund të përjashtojë “vendime të vështira” në lidhje me mbrojtjen e qytetit.


Se diçka po ndodh në Ukrainën jugore u konfirmua më herët, kur eksperti ushtarak, profesor Michael Clarke – ish-drejtor i përgjithshëm i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) – tha se ndërprerja e lajmeve nga autoritetet nënkuptonte se “diçka e madhe po ndodh”.

Ai tha se “ata e kanë bërë gjithmonë këtë më parë kur ka një shtytje të madhe ofensive. Unë mendoj se në 48-72 orët e ardhshme ata mund të na tregojnë se çfarë po ndodh. Tani me siguri, diçka e madhe po ndodh, mund të dështojë, mund të mos funksionojë, por në të kaluarën ka funksionuar”.

Ndërsa është ende shumë herët për të qenë të sigurt, shenjat po tregojnë gjithnjë e më shumë një tërheqje ruse nga qyteti, raporton skynews.

Kjo do të ishte një fitore e rëndësishme për Ukrainën – Rusia pushtoi qytetin e Khersonit kryesisht pa kundërshtarë në ditët e para të pushtimit, dhe ai mbetet i vetmi qytet i madh ukrainas që forcat e Moskës e kanë kapur të paprekur.

Humbja tani do të ishte humbja e fundit në një seri humbjesh gjithnjë e më poshtëruese për presidentin rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori