LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e LVV-së: Abdixhiku po kërkon të hyjë në koalicion me ne

Nënkryetarja e LVV-së: Abdixhiku po kërkon të hyjë në koalicion me ne

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku thotë se Abdixhikut i ka ikur treni për koalicion me LVV-në, kur hezitoi t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në rastin më të mirë, Kurti mund të jetë ministri i tij i Brendshëm.

“Kur një qeveri s’bën punë as në politikë, as në arsim, as në shëndetësi, as në politikë të jashtme, as në infrastrukturë, as në politikë të brendshme dhe kur i gjithë roli i saj reduktohet në le të themi, në një shkop polici dhe kështu duket që janë, si një ministri e punëve të brendshme, me kaq përfundon puna e qeverisë. Një MPB. Pra, në rastin më të mirë, Albin Kurti do të ishte ministri im i brendshëm”, deklaroi të martën Abdixhiku në RTV Dukagjini.


Ndaj kësaj deklarate të liderit të LDK-së ka reaguar nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Deputetja e LVV-së ka thënë se me këto deklarata Abdixhiku në mënyrë të tërthortë po kërkon koalicion me ta.

“Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi”, ka shkruar Kollçaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori