LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream janë shkaktuar nga ‘shpërthime të fuqishme’ – thotë policia e Kopenhagës

Rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream janë shkaktuar nga ‘shpërthime të fuqishme’ – thotë policia e Kopenhagës

Një hetim mbi dëmtimet në dy tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik tregon se rrjedhjet ishin shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme”, tha policia e Kopenhagës të martën.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, hetimi do të trajtohet së bashku nga Policia e Kopenhagës dhe Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Danimarkës.

“Është ende herët për të thënë diçka në lidhje me kornizën në të cilën do të zhvillohet bashkëpunimi ndërkombëtar me Suedinë dhe Gjermaninë, pasi varet nga disa aktorë”, thuhet në një deklaratë.


Pretendimi i fundit vjen një ditë pasi hetuesit gjermanë zbuluan se dëmi ishte shkaktuar nga sabotimi – një përfundim i ngjashëm me atë të bërë nga Suedia.

Megjithatë, Berlini nuk ishte në gjendje të lidhte përfundimisht sabotimin e dyshuar me një burim edhe pse besohet gjerësisht se Rusia qëndron pas shpërthimeve.

Ndryshe, katër rrjedhje u gjetën në tubacionet e gazit Nord Stream – që shkojnë nga Rusia në Gjermani – në fund të muajit të kaluar.

Dy prej tyre janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë, ndërsa të tjerat në Danimarkë.

Siç thuhej më herët, ka të ngjarë të ishin sulme të paramenduara duke përdorur eksplozivë nënujorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori