LAJMI I FUNDIT:

Në 50-vjetorin e lindjes, Eminem gëzohet edhe për 14 vite të kaluara duke mos qenë i varur nga pilulat

Në 50-vjetorin e lindjes, Eminem gëzohet edhe për 14 vite të kaluara duke mos qenë i varur nga pilulat
(Foto: Instagram/eminem)

Një nga muzikantët më të njohur në skenën botërore, Eminem ka festuar sot (17 tetor) 50-vjetorin e lindjes dhe kjo nuk është figura e vetme mbresëlënëse që ka arritur këtë vit. Gjegjësisht, ai ka mbushur edhe 14 vjet që ka qenë esëll.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, qe 14 vite që nga pranvera e këtij viti është esëll dhe gjatë viteve të mëparshme nuk ia ka fshehur publikut betejën që ka bërë me varësinë ndaj qetësuesve dhe ilaçeve kundër ankthit.

Problemi i tij me ilaçet kundër dhimbjeve filloi gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2002, “8 Mile”, ku reperi luajti rolin kryesor.


(Foto: Instagram/eminem)

Gjithçka zgjati për ca kohë, madje çoi në një incident të tmerrshëm në vitin 2007, kur Eminem pothuajse mori një mbidozë fatale. Ishte një thirrje zgjimi që jo vetëm e nxiti të kthjellohej, por edhe t’i kthehej sërish muzikës, të cilën në atë kohë kishte harruar ta shijonte.

Në muajin e kaluar, Eminem ka reflektuar për rikuperimin e tij dhe periudhën e vështirë të jetës që tashmë e ka lënë pas vetes.

“Më kujtohet kur u bëra esëll për herë të parë dhe gjithçka ishte jashtë mundësive të mia, mbaj mend që thjesht isha vërtet i lumtur dhe gjithçka ishte përsëri krejt e re”, ka thënë reperi.

(Foto: Instagram/eminem)

Albumi “Relapse”, të cilin e lansoi asokohe, ishte i pari që reperi e kishte shijuar pas shumë kohe: “Ishte si të filloja të argëtohesha përsëri me muzikën dhe të mësoja të bëja rep përsëri. U desh shumë kohë që truri im të funksiononte përsëri”.

Eminem ka qenë esëll që nga 20 prilli 2008 dhe ka theksuar se në fillim ishte shumë i shqetësuar se mund të ketë pësuar dëmtime të përhershme të trurit.

Ai gjithashtu përmendi më herët se varësia e tij ishte aq e keqe në një moment, saqë merrte deri në 20 pilula në ditë.

(Foto: Instagram/eminem)

“Kam përdorur pilula sa herë kam mundur. Kam marrë çdo gjë që më kanë dhënë”, ka treguar 50-vjeçari në të kaluarën.

Eminem i zëvendësoi pilulat me ushtrime, duke vazhduar të renditë arritjet e tij muzikore. Reperi ka folur për këtë eksperiencë jetësore në “Revival”, albumi i tij i nëntë që u publikua në dhjetor 2017, ndërsa i fundit që publikoi ishte “Music to Be Murdered By” nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori