Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama akuzoi edhe një herë opozitën për lidhje me Rusinë, ndërsa quajti diktator presidentin rus, Vladimir Putin.
Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama paralajmëroi edhe një herë për një dimër të vështirë, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
“Kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër, është e zhytur në thesin e rublave. Është praktikisht fatkeqësi edhe veprimtaria, edhe mënyra sesi vepron, mbajnë erë. Dhe ajo çka dimë, nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”, tha Rama.
Ai e quajti luftën në Ukrainë kërcënimin më të madh të kësaj epoke.
“Një agresion në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri”, tha Rama. “Është një inflacion lufte, kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putini, por nga ana tjetër, edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon asaj të bëjë gjithçka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë”.
Kryeministri tha se buxheti i vitit të ardhshëm, që është duke u finalizuar, është dyfishi i atij të vitit 2013.
“Çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të të ardhmes së vendit, por është i bazuar te vendosmëria për të vazhduar të mbështesim të gjithë, sa të jetë e mundur. Uroj të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi duhet që jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje, do të kemi më pak nevojë për të dalë në import. Gjithsesi do të vazhdojmë të dalim, sepse Shqipëria nuk prodhon sa për të mbushur të gjitha nevojat. Jemi shumë besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Sigurisht do të jetë dimër i vështirë, por me masat që kemi marrë besoj që do ta kalojmë më lehtë”, tha kryeministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj