LAJMI I FUNDIT:

Irani mohon t’i ketë ofruar Rusisë armë ‘për t’u përdorur’ në Ukrainë

Irani mohon t’i ketë ofruar Rusisë armë ‘për t’u përdorur’ në Ukrainë

Irani ka hedhur poshtë sërish akuzat se ka furnizuar Rusinë me armë “për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”, tha sot ministria e tij e jashtme, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Kievi dhe pjesa më e madhe e Perëndimit kanë akuzuar Moskën për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ndaj Ukrainës në javët e fundit.

Dhe kjo temë pritet të diskutohet nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në një takim sot në Luksemburg.


Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian “theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk ka dhe nuk do të sigurojë asnjë armë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”.

“Ne besojmë se armatosja e secilës anë do të zgjasë luftën”, ka thënë ministri i jashtëm iranian në një telefonatë me homologun e tij portugez Joao Gomes Cravinho.

“Ne nuk e kemi konsideruar dhe nuk e konsiderojmë luftën si rrugën e duhur as në Ukrainë, as në Afganistan, Siri dhe Jemen”.

Në një telefonatë të veçantë me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të premten, Amir-Abdollahian përsëriti qëndrimin zyrtar të neutralitetit të Iranit mbi luftën që filloi gati tetë muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Amerika
Kalo në kategori