LAJMI I FUNDIT:

Policia norvegjeze arreston rusin që me dron filmonte aeroportin dhe fluturaket ushtarake

Policia norvegjeze arreston rusin që me dron filmonte aeroportin dhe fluturaket ushtarake

Policia nervegjeze arrestoi një shtetas rus në aeroportin e qytetit Tromsoeu, nën akuzën se përdori dronin për të filmuar aeroportin dhe fluturaket ushtarake.

Ky është arrestim i dytë i këtij lloji brenda shtatë ditëve në Norvegji, transmeton Telegrafi.

E pas intervenimit, policia konfiskoi një sasi të pajisjeve fotografike, përfshirë edhe dronin si dhe disa kartela për ruajtjen e të dhënave.


Bëhet fjalë për një burrë 51-vjeç, i cili pranoi se kishte ngritur në ajër dronin.

E sipas ligjeve në fuqi dhe sanksioneve perëndimore, kompanive ruse dhe qytetarëve të këtij vendi, u ndalohet përdorimi i mjeteve fluturuese në Norvegji.

“Nga fotografitë e konfiskuara që i kemi kontrolluar, pamë fotografi të aeroportit në Kirkens dhe ato të helikopterëve Bell të forcave tona”, tha policia Jacob Bergh.

I akuzuari tha në policia se ka hyrë në Norvegji përmes pikëkalimit kufitar në veri të vendit – në Storski dhe se ishte nisur për në Svalbard.

Ky është arrestimi i dytë i shtetas rusë në shtatë ditët e fundit. Edhe në rastin e parë, shtetasi rus ishte parë duke ngritur në ajër një dron. /Telegrafi/