Në momentin kur Ukraina po çliron territorit e saja, Rusia po përpiqet të “zgjohet” me sulme të papritura ndaj qyteteve që ndodhen në vijën e frontit.
Megjithatë, këto sulme nuk sjellin ndonjë ndryshim të situatës në front, ndaj lind pyetja nëse Moska ka mbetur pa perspektivë ushtarake, por edhe nëse do të mposhtej plotësisht nga një tjetër goditje e madhe e Kievit?
Pika ku mund të ndodhë është në pjesën e territorit që është më e rëndësishmja për Ukrainën – Donbas, raporton cnn.
Analistët parashikojnë se kjo mund të ndodhë së shpejti, pasi do të ishte shumë e rrezikshme të pritej dimri, transmeton Telegrafi.
“Ka disa arsye pse Ukraina duhet të përshpejtojë gjërat. Kriza energjetike e dimrit në Evropë dhe shkatërrimi i infrastrukturës energjetike në Ukrainë mund të pengojë Kievin, por edhe ta humb mbështetjen e partnerëve të saj perëndimorë”, tha Kir Gyles, konsulent i lartë në programin e Chatham House për Rusinë dhe Eurazinë.
Ai thotë se ndërsa liderët e NATO-s janë zotuar se do të qëndrojnë pas Ukrainës, pavarësisht sesa zgjat lufta, disa vende evropiane – veçanërisht ato që mbështeten shumë në energjinë ruse – po dëshpërohen mes një krize në rritje të kostos së jetesës dhe nëse nuk sigurohen se Kievi po korr fitore, mund të tërheqin përkrahjen publike.
Për më tepër, zhvillimet e fundit në front kanë treguar gjithashtu se vendet që aktualisht janë skenës së luftimeve nuk janë imune ndaj sulmeve ukrainase.
Gjithashtu, edhe pse mbetet e paqartë se si u krye saktësisht bombardimi i urës së Kerchit, pasi Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë, fakti që një objektiv kaq i thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia mund të goditet me sukses, lë të kuptohet për një kërcënim serioz ukrainas ndaj pozicioneve kyçe ruse.
“Ajo që dukej e paimagjinueshme tani është e mundur. Lëvizje të tilla mund të parashikojnë një fitore të Ukrainës”, shtoi Giles.
Saktësisht sesa armatim dhe fuqi punëtore kanë në dispozicion secila palë do të jetë vendimtare për të përcaktuar se si do të ndryshojë rrjedha e luftës gjatë javëve të ardhshme. Ukraina tha se ka kapur 18 raketa lundrimi të martën dhe dhjetëra të tjera të hënën, por po u kërkon aleatëve të saj perëndimorë për më shumë pajisje për të zmbrapsur çdo sulm të ardhshëm rus.
“Breshëria e sulmeve me raketa do të jetë një tipar i rastësishëm i rezervuar për shfaqje të zemërimit ekstrem, sepse rusët nuk kanë rezerva municionesh precize për të mbajtur atë lloj sulmi raketor me shpejtësi të lartë në të ardhmen”, tha Samir Puri, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike dhe autor i “Rruga e Rusisë drejt luftës me Ukrainën”.
Megjithatë, një ndihmë për presidentin rus duket se është në horizont. Një njoftim nga presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, se Bjellorusia dhe Rusia do të “dislokojnë një grup të përbashkët të trupave” ngjalli frikën e bashkëpunimit të thelluar ushtarak midis aleatëve të ngushtë dhe se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen zyrtarisht Rusisë në pushtimin e saj. Bjellorusia është ankuar për kërcënimet e supozuara të Ukrainës ndaj sigurisë së saj ditët e fundit, të cilat vëzhguesit thonë se mund të jenë një prelud i një niveli të përfshirjes.
Ndikimi i një ndërhyrjeje të tillë për sa i përket fuqisë ushtarake do të ishte i kufizuar; Bjellorusia ka rreth 45 mijë trupa aktive, të cilat nuk do të forconin ndjeshëm rezervat e Rusisë. Por kjo do të kërcënonte një tjetër sulm në krahun verior të Ukrainës poshtë kufirit me Bjellorusinë.
“Rihapja e një fronti verior do të ishte një tjetër sfidë e re për Ukrainën”, tha Giles. Kjo do t’i sigurojë Rusisë një rrugë të re në rajonin e Kharkiv-it (rajon), i cili është rimarrë nga Ukraina, nëse Putini i jep përparësi një përpjekjeje për të rimarrë atë territor, tha ai.
Çdo përfshirje e mëtejshme e Bjellorusisë në luftë mund të ketë gjithashtu një ndikim psikologjik, sugjeroi Puri. “Mendja e të gjithëve në Ukrainë dhe në Perëndim ka qenë e orientuar drejt luftimit të një ushtrie”, pohoi ai.
Brenda Rusisë, bashkimi i Bjellorusisë me pushtimin “do të ndryshonte narrativën e Putinit në atë se kjo luftë po bëhet për ribashkimin e tokave të shteteve të lashta ruse”.
Putin po përpiqet që përmes shtetit bjellorus të shpërqendrojë edhe vëmendjen për sulmet e tjera, transmeton Telegrafi.
Megjithëse, Rusia po vazhdon sulmet në tokë dhe nuk ka arritur të krijojë epërsi në luftën në ajër, sulmet e së hënës mund të kenë arritur një qëllim – kanë dërguar një sinjal të fuqishëm drejt kritikëve të Putinit.
Sulmet e fundit në infrastrukturën civile dhe energjetike ukrainase, duke vrarë shumë njerëz, ishin tregues se Rusia ende ka në dispozicion kapacitete të larta ushtarake, tha Giles.
“Për shumë muaj tashmë, objektivi rus ka qenë të shkatërrojë Ukrainën në vend që ta zotërojë atë”, pohoi ai.
Megjithatë, kompania kombëtare e energjisë elektrike e Ukrainës, Ukrenergo, thotë se ka stabilizuar furnizimin me energji elektrike në Kiev dhe rajonet qendrore të Ukrainës pasi pjesa më e madhe e furnizimit me energji elektrike të vendit u ndërpre nga sulmet me raketa ruse të hënën dhe të martën.
Ekspertët besojnë se nuk ka gjasa që bombardimet ajrore të Rusisë të formojnë një model të përsëritur; ndërsa vlerësimi i rezervave ushtarake të secilës ushtri është një përpjekje e kot, vlerësimet perëndimore sugjerojnë se Moska mund të mos ketë kapacitetin për ta mbajtur atë.
“Ne e dimë – dhe komandantët rusë në terren e dinë – se furnizimet dhe municionet e tyre po mbarojnë”, tha Jeremy Fleming, një shef i spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar, në një fjalim të rrallë të martën.
Ky përfundim u arrit gjithashtu nga ISW, e cila tha në përditësimin e saj të përditshëm mbi konfliktin të hënën se sulmet “shkatërruan disa nga armët precize në pakësim të Rusisë kundër objektivave civile, në krahasim me objektivat e rëndësishëm ushtarakë”.
Megjithatë, lëvizje të tilla vetëm treguan sesa e pafuqishme është Rusia për momentin, sepse asnjë nga territoret e synuara nuk mund të “bie” në duart e Moskës.
Nga ana tjetër, Ukraina po arrin rezultate konkrete.
Alexei Khromov, një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas, tha javën e kaluar se forcat e Kievit kishin rimarrë rreth 120 vendbanime që nga fundi i shtatorit dhe po bënin përparim në rajonet Kharkiv, Donetsk dhe Kherson.
Gjithashtu, Ukraina njoftoi të mërkurën se kishte çliruar pesë vendbanime të tjera në Kherson.
Se situata është “në prag” tregon edhe vendimi i Rusisë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga Kherson, pasi ofensiva ukrainase vazhdon të depërtojë më thellë në rajon.
Sipas analistëve, këto kundërofensiva zhvendosën vrullin e luftës dhe hodhën poshtë mendimin se Ukraina, megjithëse mund të mbrojë një pjesë të territorit që Rusia ka pushtuar, nuk është në gjendje të rimarrë zonat e pushtuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania