LAJMI I FUNDIT:

Putin i frikësohet një ballafaqimi me NATO-n: Do të ishte një katastrofë

Putin i frikësohet një ballafaqimi me NATO-n: Do të ishte një katastrofë

Një konflikt i drejtpërdrejtë midis forcave të NATO-s dhe ushtrisë ruse është një hap shumë i rrezikshëm, sepse do të çojë në një katastrofë globale dhe shpresoj se do të jetë e mençur të mos ndërmerret një gjë e tillë, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Futja e trupave në një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtrinë ruse është një hap shumë i rrezikshëm që mund të dërgojë në një katastrofë globale”, tha ai në një konferencë për shtyp sot në Kazakistan.

“Shpresoj që ata që e thonë këtë të jenë mjaft të zgjuar për të mos ndërmarrë hapa të tillë, shtoi ai, shkruan thetelegraph.


Putin mori pjesë në Samitin për Bashkëpunim dhe Ndërtimin e Besimit në Azi, një takim të liderëve të CIS dhe në samitin “Rusi-Azia Qendrore” gjersa deklaroi se nuk e sheh të nevojshme që të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden në samitin G 20, përderisa nuk ka platformë për një gjë të tillë.

Pas shkatërrimit të pjesshëm të urës së Krimesë, shërbimet përkatëse u ngarkuan me forcimin e kontrollit dhe sigurimin e sigurisë së të gjitha objekteve të infrastrukturës, si dhe objekteve të energjisë dhe transportit, tha kreu i shtetit rus, raporton aljazeera.

Putin shpjegoi se Shërbimi Federal i Sigurisë arriti në përfundimin se mjeti shpërthyes për sulmin në urën e Krimesë ka shumë të ngjarë të ishte dorëzuar nga deti, por tani për tani nuk dihet nëse është përdorur një anije transporti gruri.

Duke komentuar mundësinë e ndërmjetësimit në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, Putin tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka luajtur një rol të rëndësishëm në një sërë çështjesh, siç është marrëveshja për eksportin e grurit.

Ai bëri të ditur se vendi i tij tani është edhe më i interesuar për bashkëpunim me Azinë Qendrore, sepse volumi i tregtisë me vendet nga ai rajon është në rritje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Amerika
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Azia
Kalo në kategori