LAJMI I FUNDIT:

Ish-partnerët e Kim Kardashian, Kanye West dhe Ray J pozojnë bashkë

Ish-partnerët e Kim Kardashian, Kanye West dhe Ray J pozojnë bashkë

Ish-partnerët e Kim Kardashian, Kanye West dhe Ray J, pozuan së bashku në tapetin e kuq në shfaqjen e 12 tetorit për dokumentarin e ri të Candace Owens në Nashville, Tennessee.

Dalja vjen mes një sërë polemikash rreth stilistit Yeezy, të cilat përfshijnë bluzat “White Lives Matter” gjatë Javës së Modës në Paris.

Për sa i përket takimit mes Kanye dhe Ray J, ribashkimi i tyre në tapetin e kuq vjen më shumë se pesë muaj pasi të dy ndanë llogari të ndryshme nëse Kanye ishte në gjendje të siguronte pamjet nga kaseta seksuale e Kim dhe Ray që u zbulua në 2007.


Ray J dhe Kanye (Foto: Getty Images)

Gjatë një episodi të prillit të Hulu’s “The Kardashians”, Kim tha se reperi i “Jesus Walks” (me të cilin ishte martuar gjashtë vjet para ndarjes së tyre në 2021), ishte në gjendje të takohej me Ray J mes pretendimeve se kishte pamje të papublikuara.

“Ai ma ktheu të gjithë kasetën seksuale”, tha Kim gjatë episodit, duke iu referuar Kanye.

Ray J, Kid Rock dhe Kanye (Foto: Getty Images)

“Dhe ai shkoi në shtëpi, dhe mori kompjuterin në të cilin ishte ndezur dhe hard diskun”.

Megjithatë, pasi një video e episodit u shpërnda në rrjetet sociale, Ray J foli për të kundërshtuar atë që u shpalos në reality shoë. “E gjithë kjo është një gënjeshtër”, shkroi Ray, i cili ishte në lidhje me themeluesen e SKIMS për katër vjet deri në vitin 2006.

Ray J dhe Kim (Foto: Wire Image)

Kim dhe Kanye nga ana tjetër ndajnë bashkë katër fëmijë: North, West, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/

Kanye dhe Kim (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Magazina
Kalo në kategori