Kryeministri Albin Kurti, ka folur për takimin me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se është diskutuar për dialogun e Brukselit.
Kryeministri përsëriti angazhimin ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke.
“Sot mirëprita përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun e Brukselit. Përsërita angazhimin tonë ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke. Raporti i KE-së për Kosovën u vu re si një nga më të mirët në rajon”, shkroi Kurti.
Ndërkaq, Lajçak të enjten deklaroi para mediave se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.
“Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe amerikane më 2024. Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, tha Lajçak, kur u pyet nëse vitin e ardhshëm Kosova dhe Serbia do të mund të arrijnë ndonjë marrëveshje.
Për çështjen e targave Lajçak theksoi se 31 tetori është afati i fundit kur edhe skadon vendimi për to, derisa theksoi se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të shoh se si të vazhdoj tutje dhe të shmangin ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Diplomati evropian tha se me Kurtin ka biseduar për çështjen e çuarjes përpara të normalizimit, për targat dhe energjinë./Telegrafi/
Today I welcomed ??EUSR @MiroslavLajcak to Kosova. We discussed the Brussels dialogue. I reiterated our commitment to the general framework of the legally binding agreement centered on mutual recognition. The EC ??Country Report was noted as one of the best in the region. pic.twitter.com/HUSFs0Fm6f
— Albin Kurti (@albinkurti) October 13, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj