Ka përfunduar takimi i Grupit Punues për vizat në Bruksel, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, merret vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
Presidenca çeke ka thënë përmes një deklarate se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.
Në një përgjigje të nga Presidenca çeke, thuhet se Komisioni Evropian, në të cilin thuhet se shteti i Kosovës i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.
“Më 13 tetor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Çfarë është EITAS, që Franca e kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën
ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.
BE-ja ka konfirmuar se qytetarët britanikë do të kenë të drejtë për ETIAS që prej muajit nëntor të vitit 2023.
Kjo do të thotë se shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të kenë nevojë për vizë për qëndrime të shkurtra në Evropë pas BREXIT, por do të kërkohet heqja e vizës nga ETIAS.
Për të marrë më shumë informata rreth sistemit ETIAS, klikoni KËTU.
Franca kushtëzon liberalizimin e vizave
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.
Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.
Përmes këtij sistemi për autorizim të udhëtimit do të mblidhen dhe do të përditësohen informacionet e nevojshme për të vërtetuar se një person nuk përbën kërcënim për sigurinë.
Ky sistem është krejtësisht elektronik, që mundëson marrjen e informacioneve për banorët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Zonën Schengen.
Ky sistem është i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA, që shërben për qëllime të njëjta.
Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.
Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.
Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimi se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.
“Shkallët” deri te liberalizimi i vizave
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. Një rrugë e cila ka nisur 12 vite më parë ende nuk ka përfunduar.
Deri më tash nga 13 “shkallë” sa janë për të arritur liberalizmin e vizave Kosova ka arritur deri në të 4-tën, shkruan Telegrafi.
1. Korrik 2018: Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën
2. Gusht 2018: Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën
3. Shtator 2018: Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe
4. Shtator 2019: Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.
Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:
5. Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave
6. Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian
7. Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet
8. Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave
9. Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave
10. Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave
11. Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian
12. Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe
13. Liberalizimi hyn në fuqi.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Peticioni për heqjen e vizave iniciuar nga Shchneeberger iu dërgua Macronit dhe liderëve të BE-së
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi të enjten më 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se i vlerëson të ulëta shanset që të vendoset diçka pozitive sa i përket liberalizimit në takimin e së enjtes.
Ajo muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.
Lidhur me nënshkrimet e mbledhura, Shchneeberger tha për Telegrafin se ato i dërgoi te presidenti fracez, Emmanuel Macron, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por që nuk mori përgjigje.
“Deri më tani kam pasur vetëm një përgjigje nga Charles Michel duke thënë se ata e marrin parasysh këtë çështje. Ne e dimë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, por më kot kam pritur një përgjigje nga Emmanuel Macron qysh në qershor. Peticioni i cili ka marrë 16,737 nënshkrime, padyshim që nuk ia vlen as të përgjigjet me email. Kjo është një shprehje mosrespekti”, ka thënë Shchneeberger për Telegrafin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë