LAJMI I FUNDIT:

Macron: Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore nëse i përdor ato Rusia

Macron: Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore nëse i përdor ato Rusia

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore nëse Rusia i përdor ato kundër Ukrainës.

“Doktrina jonë mbështetet në interesat themelore të kombit”, tha ai për shërbimin publik France 2.

“Ato janë të përcaktuara qartë dhe nuk do të prekeshin drejtpërdrejt nëse, për shembull, do të kishte një sulm bërthamor balistik në Ukrainë, në rajon”, shtoi ai.


Kjo është hera e parë që Macron flet në detaje për armët bërthamore të Francës në këtë kontekst. Ai shtoi se nuk është mirë të flitet shumë për këtë, raporton bloomberg.

“Pavarësisht kërcënimeve të Putinit, nuk ka indikacione konkrete se Rusia po lëviz armët bërthamore, gjë që do të tregonte se po përgatitet t’i përdorë ato”, pohoi i pari i shtetit francez.

Macron tha se Putini duhet të kthehet në tryezë për të diskutuar paqen në Ukrainë dhe se ai mendon se Kievit do të duhet të negociojë me të në një moment.

“Putini duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezë dhe të bisedojë”, tha Macron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori