Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog thotë se Bashkimi Evropian është i interesuar për një marrëveshje Kosovë-Serbi sa më shpejt që është e mundur.
Në një intervistë për KP ai thotë se rruga e dy shteteve drejt BE-së varet nga pajtimi i tyre.
Megjithatë ai shton se marrëveshja varet nga Kosova dhe Serbia duke theksuar se BE është vetëm lehtësues në këtë dialog.
“Nuk mendoj kështu, nuk besoj që diçka të kemi ndonjë afat përfundimtar artificial por po ashtu do të dëshiroja të theksoja një, që BE natyrisht që është e interesuar që të kemi një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur siç e thatë edhe ju, por dialogu është pronë e Serbisë dhe Kosovës, ata i vendosin agjendat. Pra, BE është vetëm lehtësues në këtë dialog, prandaj duhet të ketë vullnet politik të fuqishëm edhe në Prishtinë edhe në Beograd, pra nuk është kjo çështje e BE-së që të caktojë data e që nga perspektiva ime do të ishin afate artificiale”, thotë ambasadori i BE-së.
Ai shpreson që kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë të zhvillojnë takim në ditët në vijim, për çka thotë se ata janë dakorduar që të takohen çdo muaj.
“Të dy palët kërkohet që të negociojnë dhe të pajtohen për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve… Mund të them që edhe Serbia edhe Kosova, anëtarësimi i tyre dhe rruga drejt Bashkimit Evropian varet nga pajtimi i tyre”, ka deklaruar ai.
Sipas tij propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është si përpjekje për të arritur një marrëveshje urgjente për shkak të ndryshimeve në situatën e sigurisë në Evropë.
“Unë vetëm mund të them se në fakt tani jemi në situatë tjetër të siguresë për shkak të luftës në Ukrainë dhe mendoj që kjo luftë në Ukrainë thjesht mund të theksoj nevojën që të kemi një regjion stabil dhe të kemi stabilitet në përgjithësi në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Dhe, po ashtu që të kemi rrugëtim më të shpejtë të regjionit drejt BE-së. Ky propozim është si përpjekje për të arritur një marrëveshje si çështje më urgjente e cila duhet të arrihet sa më shpejt që është e mundur për shkak të ndryshimeve të situatës së sigurisë në Evropë”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje