LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pajisje ushtarake po kërkon Ukraina nga Perëndimi

Çfarë pajisje ushtarake po kërkon Ukraina nga Perëndimi

Lista e armëve që po kërkon Ukraina përfshin sisteme të shumta raketash, artileri dhe mbrojtje ajrore për përballimin e pushtimit të Rusisë.

Kështu shkruan në një letër të shpërndarë për ministrat e mbrojtjes që marrin pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në Bruksel.

Ministrat e mbrojtjes nga disa vende janë mbledhur për të diskutuar kërkesat e armëve dhe se si vendet mund të vazhdojnë të mbështesin ushtarakisht Ukrainën ndërsa luftojnë kundër pushtimit të vazhdueshëm të vendit të tyre nga Rusia, raporton cnn.


Pos Sistemeve të Raketave të Shumëfishta Launch (MLRS), në letër shkruan se ukrainasit kanë nevojë edhe për “sisteme dhe municione shtesë MLRS të standardeve të NATO-s”. Kievit i duhen më shumë “artileri për obusët me rimorkio, obusë vetëlëvizës dhe obusët me rrota jo standarde, si dhe sasi të mëdha “municionesh shtesë 155 mm, 152 mm dhe 122 mm”.

Prioriteti i tretë është “mbrojtja ajrore” duke përfshirë raketat për sistemet aktuale të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme veprimi S-300 dhe SA-11.

Lista gjithashtu thotë se Ukraina ka nevojë për një “kalim në sistemet e mbrojtjes ajrore me origjinë perëndimore” dhe “sisteme shtesë SHORAD të epokës perëndimore dhe sovjetike”.

Ukraina ka kërkuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, por nevoja është bërë më urgjente pasi Rusia ka rritur përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani.

Prioritetet e tjera të listuara përfshijnë radarët, mbrojtjen bregdetare, tanket dhe pajisjet e luftës elektronike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin

Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin

Amerika
SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Evropa
Kalo në kategori