LAJMI I FUNDIT:

Kurti në mbledhjen e 100-të liston të arriturat e qeverisjes së tij

Kurti në mbledhjen e 100-të liston të arriturat e qeverisjes së tij

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë që po mbahet këtë të mërkurë, ka thurur lëvdata për punën e qeverisë së tij gjatë një viti e gjysmë, duke thënë se “qeverisje më të mirë Kosova s’ka pasur kurrë”.

Para kabinetit qeveritar, ai ka listuar disa nga të arriturat e qeverisjes së tij, ani pse ka thënë se ende ka shumë punë për të bërë.

Kurti ka përmendur edhe disa dukuri jo të mira që sipas tij, i kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara e që tashmë me Qeverinë Kurti janë ndalur.


“Është moment i përshtatshëm për t’i listuar disa nga të arriturat kryesore, dukuritë jo të mira të trashëguara nga qeveritë e kaluara që i kemi ndalur si dhe sfidat sistemore me të cilat po ballafaqohemi”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur shpenzimet e panevojshme të cilat ka thënë se janë ulur ose eliminuar si dhe kontratat e dëmshme që janë shkëputur.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka thënë se janë ndalur ndërhyrjet politike në proceset e emërimeve dhe është rritur cilësia e ekspertizës në komisione rekomanduese për proceset e rekrutimit në ndërmarrje publike dhe pozita tjera të larta drejtuese.

“Janë ngrirë mbi 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpëlarje parash. Për shpronësimet e dëmshme në vitin 2021 është dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me procesin e shpronësimeve për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë”.

“Është bllokuar rruga në terminalin doganor në Han të Elezit dhe është bërë shpronësimi i pronave për ndërtimin e rrugës shtetërore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit. Janë ndërprerë projektet në fushën e efiçiencës së energjisë që me kosto më të lartë se vlera e tregut dhe pa planifikim të duhur, do të rezultonin me dëmtim të buxhetit”, ka shtuar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori