OBRM-PDUKM kritikon masat anti-krizë që miratoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Lideri i opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski edhe një herë ka ofruar zgjidhjet e tij për përballimin e krizës energjetike.
Këtë, siç tha ai, e bën sepse OBRM-PDUKM është parti shtetformuese, pa marrë parasysh se është opozitë dhe nuk menaxhon me institucionet.
Ai bëri thirrje, siç tha ai, që qeveritarët të vjedhin më pak, ndaj do të ketë para për çdo masë anti-krizë.
Mickoski ende këmbëngul që teprica e energjisë elektrike që ka ESM, në vend që të shitet jashtë, t’u shitet kompanive vendore me çmim prodhimi prej 80 deri në 90 euro për kilovat orë, në vend të çmimit aktual prej 300 deri në 400 euro për të njëjtën sasi të energjisë elektrike.
“Ato kompani që do të vazhdojnë të kenë nevojë për blerjen e energjisë elektrike krahas këtyre tepricave, qeveria do të paguajë diferencën nga gjysma e rregulluar në gjysmën e blerë. Sipas përllogaritjeve tona, kjo përllogaritje do të shkonte jo më shumë se 50 milionë euro. Këto janë para që zyrtarët e kësaj qeverie i kanë vjedhur rregullisht në 5 vitet e fundit në tremujorin e parë. Prandaj kur flasin për kursime, duhet të kthehen nga vetja dhe të mos vjedhin. Nëse ndalojnë vjedhjen, atëherë do të ketë para për këtë masë. Në vend që të vidhen këto para përmes gërmimeve dhe tenderëve të montuar në REK Manastir, për naftë, thëngjill, ato para duhet të përfundojnë në ekonomi për të shpëtuar vendet e punës”, tha Mickoski.
Lideri i opozitës kritikoi edhe deklaratën e kryeministrit Kovaçevski për shkurtimin e pagave të punëtorëve, duke komentuar se në kohën e inflacionit prej 20 përqind dhe shportës konsumatore mbi 50 mijë denarë në muaj, kjo nuk është zgjidhje, por terror.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një rubrikë kushtuar pakos së fundit qeveritare, replikon se të gjitha masat janë të menduara mirë, dhe politika ekonomike e qeverisë është e kujdesshme dhe analitike. Rezistenca është normale, shkruan ai.
“Në kohë krize, me një numër të madh të palëve të interesit, pritet të haset në rezistencë dhe pakënaqësi për disa hapa të ndërmarrë në drejtim të parakohshëm apo të dobët. Por duhet pasur parasysh se kjo është një situatë jashtëzakonisht komplekse dhe se gjithmonë po shikohet zgjidhja më optimale që do të kontribuojë në zgjidhjen e krizës në tërësi”, thotë Besimi.
Ai thotë se masat synojnë kategoritë më të cenueshme të qytetarëve për të ruajtur stabilitetin social në vend.
Ministri thotë se masat janë krijuar sipas udhëzimeve të dhëna nga FMN dhe Banka Botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja