LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO luan rolin kryesor mbështetës për Ukrainën

Stoltenberg: NATO luan rolin kryesor mbështetës për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u zotua se aleanca do të takohet këtë javë për të “rritur dhe mbështetur” Ukrainën.

“NATO nuk është palë në konflikt. Por mbështetja jonë po luan një rol kyç”, tha ai gjatë një konference për shtyp të martën.

Të mërkurën, ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të ftojnë homologun e tyre ukrainas për të “diskutuar sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore dhe aftësitë e tjera në Ukrainë, dhe unë pres me padurim dërgesat e mëtejshme”, tha Stoltenberg.


“Ukraina ka momentumin dhe vazhdon të ketë fitime të rëndësishme, ndërkohë që Rusia po përdor gjithnjë e më shumë sulme të tmerrshme dhe pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike. Presidenti Putin po dështon në Ukrainë”, shtoi ai, raporton cnn.

Duke iu referuar kërcënimeve të fshehta të presidentit rus, Vladimir Putin për një sulm bërthamor, Stoltenberg tha se “Rusia e di se lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”.

“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë; ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë, por ne mbetemi vigjilentë”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje përsëri të parit të shtetit rus që të tërheqë trupat e tij nga Ukraina.

Ai gjithashtu iu drejtua dislokimeve të përbashkëta ushtarake të Bjellorusisë me Rusinë në mënyrë indirekte duke thënë se udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko duhet të “ndalojë bashkëpunimin e Bjellorusisë në këtë konflikt të paligjshëm”.

Stoltenberg tha gjithashtu se NATO kishte rritur mbrojtjen e infrastrukturës kritike pas asaj që ai e quajti “sabotazh” të tubacioneve Nord Stream, duke dyfishuar praninë e saj në Detet Baltik dhe Veri në mbi 30 anije dhe duke rritur shkëmbimin e inteligjencës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin

Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin

Amerika
SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Evropa
Kalo në kategori