Ekipet e zjarrfikësve në Poloni janë duke kontrolluar se në çfarë gjendje janë strehimoret nëntokësore dhe nëpër to janë duke vendosur inventar, ka bërë të ditur sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Maciej Wasik, në kohën kur pushtimi rus po vazhdon në shtetin fqinj – Ukrainën.
Sipas Polonisë që është anëtare e NATO-s, ka arritur që të bind qytetarët e saj se siguria e tyre mbështetet në Aleancën Veri-Atlantike, e sulmet ruse në Ukrainë detyruan autoritetet të jenë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës, transmeton Telegrafi.
“Në vendin tonë kemi 62 mijë objekte të tilla”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme për televizionin privat Poslat News.
“Zjarrfikësit janë duke i kontrolluar në çfarë gjendje janë ato strehimore, nëse janë të pajisura mirë dhe mund të shfrytëzohen. Nëse nuk janë në gjendje të mirë, do të ndërmarrin veprimet e duhura”, shtoi ai.
Ai theksoi se Polonia nuk ndihet e rrezikuar, por thotë se është e gatshme për skenarin më të keq. Sipas tij, këto janë aktivitete rutinore.
“Ishte planifikuar më herët. Procesi i verifikimit të strehimoreve do të zgjasë dy muaj”, tha Wasik për fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur
Irlanda dhe Norvegjia pritet të njohin sot shtetin palestinez, edhe tri shtete anëtare të BE-së planifikojnë ta bëjnë të njëjtën
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251