Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shpreson që Kosova më në fund do të marrë liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi varet nga gjithsecili vend i BE-së që ti jap fund skepticizmit sepse nuk ka bazë objektive për këtë kundërshtim më. Shpresoj që përfundimisht do ta marrim liberalizimin e vizave…
Ne nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe nuk jemi duke kërkuar alternativë tjetër sepse nuk kemi”, tha Kurti.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“
Kurti ka shtuar se Kosova është vendi më pro evropian, më pro NATO-s dhe demokratik në 6-en e Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja ka treguar se është në favor liberalizimit të vizave për Kosovën, por në vijimësi përsëritet skepticizmi i disa prej vendeve anëtare të BE-së. Ne kemi plotësuar 95 kritere, kemi përmirësuar imazhin e Kosovën në shkallë shumë të madhe, jemi ngritur për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transaprency International, policia ka kryer mbi 700 operacione ndaj krimeve ekonomike, korrupsionit ka arrestuar mbi 2 mijë persona diku 300 prej tyre zyrtar publik ose shtetëror”, u shpreh Kurti, shkruan Telegrafi.
Kryeministri tutje theksoi se mirëpret që vendet e Ballkanit Perëndimor të inkuadrohen sa më shpejt në BE.
“Konsolidimi i brendshëm dhe zgjerimi i BE-së, duhet të zhvillohet krahë për krahë. Mirëpres integrimin e 6 së Ballkanit Perëndimor, kushdo që të integrohet sa më shpejt të jetë e mundur. BE-ja duhet të jetë e kultivuar nga brenda por jo në krye në vetëm, ne kemi nevojë për ndihmë dhe do të vazhdojmë ti kultivojmë vlerat evropiane”, tha Kurti.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë të përgatitjet, së bashku me partnerët e NATO-s, që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ai tha se Ballkani Perëndimor si rajon me shumë probleme të pazgjidhura është po ashtu i ndjeshëm nga aspekti i stabilitetit politik.
“NATO është i vetmi aleat politik dhe ushtarak që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat e avancuar demokratike të cilat si qendër gravitacioni kanë jetën dhe zhvillimin e qenies njerëzore. Në këtë mjedis bashkëkohor, të sigurisë dhe demokratike dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra po jo të harruara fashiste e hegjomoniste”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos