LAJMI I FUNDIT:

Detajet e para të shkatërrimit të urës që lidhte Krimenë me Rusinë

Detajet e para të shkatërrimit të urës që lidhte Krimenë me Rusinë

Një rezervuar karburanti mori flakë herët të shtunën në urën e Krimesë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, ndërsa mediat ukrainase raportuan shpërthimin dhe pamjet e publikuara në Twitter treguan se një tren ishte djegur.

Trafiku u pezullua në urën rrugore dhe hekurudhore, e hapur në vitin 2018 për të lidhur Krimenë me rrjetin e transportit rus.

Reuters duke cituar mediat ukrainase pretendon se shpërthimi ndodhi rreth orës 06:00 dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan një numër të madh vagonash karburanti në flakë në pjesën hekurudhore të urës, ndërsa pjesa rrugore e urës ishte dëmtuar rëndë.


“Një rezervuar karburanti në një nga seksionet e urës së Krimesë është djegur. Harqet nuk janë dëmtuar”, raportoi RIA, duke cituar një zyrtar provincial, por nuk specifikoi shkakun.

Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur këto raporte dhe pamje.

Presidenti rus, Vladimir Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina.

Në shtator, Rusia njoftoi aneksimin e provincave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pas mbajtjes së referendumeve, të cilat Kievi dhe Perëndimi i konsiderojnë të paligjshme dhe të mbajtura nën kërcënim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori