LAJMI I FUNDIT:

Videoja e presidentit serb bëhet virale – Vuçiq i vetmuar si fantazmë gjersa liderët botërorë duken në humor të mirë

Videoja e presidentit serb bëhet virale – Vuçiq i vetmuar si fantazmë gjersa liderët botërorë duken në humor të mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në Pragë për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në rrjetet sociale, Vuçiq u mburr me takime me zyrtarë evropianë të rangut më të lartë.

Por një video që u shfaq në Twitter tregon një pamje paksa ndryshe. Ajo tregon të parin e shtetit serb duke qëndruar i vetëm në sallën ku janë mbledhur të gjithë shtetarët evropianë.


Ndërsa liderët e Turqisë, Armenisë, Hungarisë dhe Azerbajxhanit po bisedojnë, Vuçiq qëndron i vetëm pas tyre dhe shkruan në celularin e tij.

Sigurisht, ky është vetëm një detaj nga samiti dhe nuk ka dyshim se ai ka biseduar me shumë kolegë.

Megjithatë, disa e përdorin këtë video për të vënë në dukje izolimin e Serbisë, e cila nuk ka ndjekur udhëzimet e BE-së dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Drachenorden1/status/1578036036411629569