LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski takim me pjesëmarrësit e konferencës “Agjenda e gjelbër”: Në këtë kohë krize nuk duhet ta harrojmë agjendën e gjelbër

Pendarovski takim me pjesëmarrësit e konferencës “Agjenda e gjelbër”: Në këtë kohë krize nuk duhet ta harrojmë agjendën e gjelbër

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i priti pjesëmarrësit e konferencës në nivel të lartë “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, që në organizim të institutit Aspen nga Gjermania mbahet në Shkup.

Në takim presidenti Pendarovski ishte njoftuar me programin dhe qëllimet e konferencës, e drejtuar që të ofrojë platformë për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE-ja, SHBA-ja, si dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale që të bisedojnë për potencialet e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftuan sot nga Kabineti i Pendarovskit, duke e përshëndetur mbajtjen e konferencës, ai ka theksuar se në kohën kur përballemi me krizën energjetike dhe turbulenca ekonomike, nuk guxojmë ta harrojmë agjendën e gjelbër.


Shefi i shtetit Pendarovski ka vlerësuar se konferenca është mundësi e mirë për diskutim dhe identifikim të sfidave dhe potencialeve kryesore të bashkëpunimit rajonal, si faktor i rajonit stabil dhe të prosperuar, dhe nevojës për avancim të saj të vazhdueshëm. Aspekt i rëndësishëm në atë kontekst, sipas presidentit, është perspektiva për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori