LAJMI I FUNDIT:

Politikani dhe gjenerali rus i bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes: Mjaft me gënjeshtra, rusët nuk janë budallenj

Politikani dhe gjenerali rus i bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes: Mjaft me gënjeshtra, rusët nuk janë budallenj

Kryetari i Komitetit për Mbrojtje, Andrei Kartapalov, ka sulmuar verbalisht ministrin rus të Mbrojtjes.

Ai ka kërkuar, që në opinion të mos publikohen shumë informacione të rreme për situatën në front në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Rusët do të duhej të informoheshin më shumë për atë se çfarë po ndodhë në vijat e para të operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë”, tha gjeneral-lejtnanti – duke shtuar se ministria e Mbrojtjes duhet të ndalet me fshehjen e informacioneve nga qytetarët.


Ai i ka bërë thirrje ministrisë rus të Mbrojtjes që të heq dorë nga gënjeshtrat: “Nuk ka më gënjeshtra, tashmë kemi diskutuar për këtë”.

Ai shkoi edhe më tej duke theksuar se Byroja e Informacionit Sovjetik gjatë muajve të parë të pushtimit nazist të BRSS-së në vitin 1941, kishte publikuar më shumë informacione sesa që bëhet sot në Rusi.

“Në çdo raportim kanë treguar se diku po tërhiqemi, diku po refuzojmë me këmbëngulje dhe po mbrohemi nga armikut, e dikur i kemi braktisur rajonet”, tha Kartapolov, fjalët e të cilit u publikuan në Telegram.

“Raportimet e ministrisë së Mbrojtjes praktikisht nuk po ndryshojnë përmbajtjen e saj”, tha ndër tjera Kartapolov duke paralajmëruar se rusët “nuk janë budallenj”, dhe po e shohin se nuk po u lejohet të kenë qasje në as edhe një pjesë të së vërtetës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori