Ministria e Jashtme e Turqisë ka ftuar të mërkurën ambasadorin e Suedisë në Ankara për shkak të siç është thënë, “përmbajtjes anti-Turqi të publikuar në transmetuesin publik” të vendit të tij.
“Paturpësia, vërejtjet e shëmtuara dhe pamjet në televizionin shtetëror suedez kundër Turqisë dhe presidentit të saj janë të papranueshme”, citohet t’i ketë thënë ministria turke, ambasadorit Staffan Herrström, duke shtuar se një përmbajtje e tillë nuk mund të vlerësohet nën sferën e lirisë së shtypit apo të shprehjes, përcjell Telegrafi.
Sipas portalit Aydinlik.com.tr, televizioni shtetëror suedez SVT bëri një transmetim që tallte presidentin Erdogan dhe e ofendonte atë. Transmetimi paraqiste simpatizantin e PKK-së, Kadir Meral që jetonte në Suedi.
“’Erdogan, si ka mundësi që një turk si ty nuk ka flokë? Ju vini nga një vend ku të gjithë shkojnë dhe bëjnë një transplant flokësh…’. Deklaratat e mëposhtme u përdorën në programin në SVT, në të cilin anëtarët e PKK-së që Turqia kërkon ekstradimin u përcaktuan si ‘aktivistë’”, shkruan ky portal.
Incidenti vjen ndërsa zyrtarë të ministrisë së drejtësisë nga Turqia dhe Suedia takohen në Ankara për bisedime dy-ditore për të diskutuar bisedimet teknike mbi “mërgimin e terroristëve” sipas një marrëveshjeje trepalëshe që do t’i mundësojë vendit nordik të anëtarësohet në NATO.
Siç thuhet më tej, të dy delegacionet diskutuan kërkesat e Ankarasë “për ekstradimin e terroristëve”, duke përfshirë “ata nga grupi terrorist PKK dhe grupi terrorist Gylenist (FETÖ)”.
Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në qershor, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Megjithatë, Turqia ka shprehur kundërshtime, duke kritikuar vendet “për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste”.
Ndërkohë një memorandum trepalësh në samitin e NATO-s në Madrid, i nënshkruar midis vendeve në qershor, përcakton se Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje “për degët siriane të PKK-së, YPG-në dhe PYD-në ose për Grupin Terrorist Gylenist (FETÖ) – grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja – pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
Ushtria izraelite rrit praninë e trupave pranë kufirit të Gazës përpara përvjetorit të sulmeve të 7 tetorit
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit