Këshilli i komunës Dibër për shkak të uljes drastike të numrit të filloristëve që faktikisht sjell në pikëpyetje numrin e paraleleve në komunë, ka sjell vendim që paralelet të funksionojnë me më pak nxënës se sa 20, që është një e drejtë e Këshillit të Komunës, por që pastaj vendimi përfundimtar e sjell Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Situata me uljen e nxënësve në shkollat e Dibrës vërehet dhe merr përmasa shqetësuese nga viti në vit.
Këtë vit në tre shkollat fillore të Dibrës në klasat e para janë regjistruar gjithsej 127 nxënës, numër që është shumë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara. Në shkollën fillore “Penestia” janë regjistruar gjithsej 66 filloristë, në shkollën fillore “Said Najdeni” 28 , dhe në shkollën fillore “Riste Ristevski”, në fshatin Kosovrast të Poshtëm 33 filloristë. Për shkak të këtij numri të ulët, paralelet në këto shkolla fillore kanë numër të nxënësve nën 20 që do të thotë janë nën normën ligjore për të themeluar paralele.
Ashtu mesatarisht në katër paralelet në shkollën “Penestia”, numri i nxënësve është 16, në shkollën “Said Najdeni” në katër paralele numri mesatar është nga 7 nxënës dhe në shkollën në fshatin Kosovrast në katër paralele mestarisht me 10 nxënës. Këta numra shqetësuese siç u tha në seancë rrezikojnë edhe mbylljen të disa paraleleve dhe normalisht edhe ngeljen pa punë të arsimtarëve. Kryetari i këshillit Fuat Spahiu pas miratimit të vendimeve për uljen të numrit të nxënësve në paralelet, thotë se është një rrugëdalje që e mundëson ligji për arsim fillor.
Situata nuk është më e mirë as në shkollën e vetme komunale “28 Nëntori” në Dibër. Atje në të gjithë paralelet në vitin e parë nuk plotëson numrin e nxënësve që do të thotë as minimumin nga 25 që është paraparë me ligj. Në vitin e parë në këtë gjimnaz ka 8 paralele me gjithsej 138 nxënës nga të cilët 5 paralele në gjuhën shqipe dhe 3 në gjuhën maqedonase. Por për të mbetur të 8 paralelet patjetër këshilli ka sjell një vendim që paralelet të mund të formohen edhe me numër të nxënësve nën 25.
Situata me numrin e ulët të nxënësve është shqetësuese sidomos për arsimtarët të angazhuar në paralelet në fjalë. Pa vendimet të Këshillit të komunës shumë shpejt mund të ndodhte që një pjesë e arsimtarëve të mbetet pa punë, meqë patjetër duhej të ulet numri i paraleleve si në shkollat fillore ashtu edhe në shkollën e mesme në Dibër. Por nga ana tjetër një pjesë e këshilltarëve me të drejtë theksojnë se punësimet partiake kanë rritur numrin e arsimtarëve prandaj edhe numri i paraleleve faktikisht është jo objektive dhe i madh me qëllim që në punë të mbeten të gjithë arsimtarët e pranuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025