Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes një videoje të publikuar të hënën në Facebook, ka kritikuar opozitën duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit”. Aty ndër të tjera përmenden tenderët, ryshfeti, haraçi, krimet e korrupsioni si qëllime të përbashkëta të ish-pushtetarëve.
Përmbajtjen e kësaj videoje po e cilëson si fyese dhe linçuese profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi.
Ai në një prononcim për Telegrafin, tha se publikimi i një videoje të tillë “dëshmon paaftësinë e Qeverisë Kurti”.
“Video e publikuar nga LVV-ja është politike, por me përmbajtje jashtëzakonisht bizare, fyese, linçuese dhe aspak argumentuese. Po vërehet se projektet që i kanë paraparë nuk e kanë arritur maksimumin e tyre. Dështimi në energji, dështimi në ekonomi në kuptimin e sanimit të krizës dhe në fund luftë e hapur me sindikatat”.
“Publikimi i kësaj video vetëm e dëshmon paaftësinë e Qeverisë, pra duke dashur ta hedhë fajin diku tjetër. Në vend të kësaj video është dashur të jetë më shumë promovimi i paqes, tolerancës, bashkëpunimit e suksesit dhe jo e kundërta”, u shpreh Arifi.
Tutje, tha se një parti apo qeveri e zgjuar nuk bën video të tilla ankuese e fyese, por duhet ta promovojë tolerancën dhe bashkëpunimin.
“Sepse vetëm kur ka tolerancë në një shoqëri mund të flasim për suksese të përbashkëta. Ndërtimi i një shteti asnjëherë nuk është çështje individuale apo partiake”.
Në fillim të videos, shfaqet një fotografi ku shihen Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli të ulur bashkë në një tavolinë, e të cilët partia në pushtet i quan “shkatërrues të shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë”.
Një veprim i tillë, sidomos paraqitja e dy figurave politike që po gjykohen në Hagë për krime lufte, si “hajna”, sipas analistit Arifi dëshmon se Vetëvendosje e ka humbur edhe kuptimin njerëzor e etik.
“Vendosja e figurave politike në një kontekst aq negativ sikur të gjithë janë hajna, kjo dëshmon se Vetëvendosje e ka humbur edhe kuptimin njerëzor e etik, duke ditur se një pjesë e tyre janë duke u gjykuar në Hagë për krimet e supozuara ndaj civilëve serbë dhe të tjerëve. Ndaj, është jokorrekte që një parti e cila është në pushtet të merret me figurat që as nuk janë në Kosovë”.
“Pra, me atë video LVV-ja lë të kuptohet se po e sheh veten nga pozita e opozitës. Pra, po tregojnë se ende janë në opozitë dhe duhet shumë kohë për të arritur diçka. Është frustruese mënyra si e kanë paraqitur veten dhe kontekstin politik në atë video”, përfundoi ai.
Ndaj kësaj video të LVV-së kanë reaguar ashpër subjektet opozitare.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke e quajtur video propaganduese që nxitë urrejtje e ndasi.
“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se partia në pushtet i është kthyer propagandës së mashtrimit.
Sipas Hotit, LVV-ja do të duhej që të promovonte investime të reja si në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë e sektorë të tjerë, dhe jo të merret me “shantazh ndaj atyre që e kundërshtojnë atë”.
“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovojë rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka thënë Hoti.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nga kjo parti opozitare kanë thënë se LVV-ja po shpërndan gënjeshtra apo gjysmë të vërteta, dhe të vërteta të shtrembëruara, në mënyrë që të diskreditojnë kundërshtarin.
Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka, ka theksuar se “prodhimi i fundit i agjitacionit dhe propagandës së VV-së, është shpërfaqje e metodave manipulative të tyre, metoda të përdorura gjatë tërë ekzistencës së tyre të fëlliqur në politikën kosovare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025