LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj tre personave që iu gjetën tre kilogramë marihuanë në veturë

Një muaj paraburgim ndaj tre personave që iu gjetën tre kilogramë marihuanë në veturë

Gjykata Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i’u caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj tre të pandehurve A.F., K.N. dhe L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të blerjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Sipas kërkesës, “me datën 2 tetor 2022 rreth orës 13:30, në piken kufitare “Qafë Prush”, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar substancë apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë. Në bazë të një kontrolle gjatë kalimit kufitar nga Shqipëria për në Kosovë, në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur një thes i mbushur me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, me peshë 3.452 gr.”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurve ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.


Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori