LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare gjen mbi tre kilogramë marihuanë në vendin e gomës rezervë të veturës

Policia kufitare gjen mbi tre kilogramë marihuanë në vendin e gomës rezervë të veturës

Policia e Kosovës ka kapur mbi 3 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në pikën kufitare ‘Qafa e Prushit’, në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas PK-së droga është kapur rreth orës 13:30, ku është ndaluar një automjet i tipit ‘VW Passat’ me targa lokale.


Automjetin e drejtonte një person me inicialet A.F., i shoqëruar nga dy pasagjerë, të tre nga Gjakova.

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”, ka bërë të ditur Policia.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar i janë dorëzuar Njësisë së Antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori