LAJMI I FUNDIT:

Rusët më nuk e kanë kontrollin e plotë në njërin nga katër rajonet ukrainase që Moska i aneksoi

Rusët më nuk e kanë kontrollin e plotë në njërin nga katër rajonet ukrainase që Moska i aneksoi

Rusia nuk e ka më kontrollin e plotë mbi njërin nga katër rajonet e Ukrainës, të cilat thotë se i aneksoi javën e kaluar, pasi që trupat ukrainase avancuan dhjetëra kilometra në provincën e Khersonit në jug të vendit – duke i shkaktuar humbje të mëdha rusëve edhe në lindje.

Siç raporton The Guardian, forcat ruse të hënën pranuan se ushtria e Kievit ka arritur të çajë vijën mbrojtëse në rajonin e Khersonit, transmeton Telegrafi.

Pretendojnë se ushtria ukrainase dhe njësitë e saj të tankeve, kanë arritur të depërtojnë deri në fshatrat Zoltaya Balka dhe Alexsandrovka.


Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, brigadat ukrainase kanë arritur avancimin më të madh në këtë rajon që nga fillimi i luftës, duke arritur të çajnë vijën mbrojtëse të rusëve dhe të vazhdojnë tutje nëpërmjet lumit Dnieper.

Edhe presidenti rus Vladimir Putin, duke parë se ushtria e tij ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë e në veçanti pas humbjes së qytetit Lyman, po tenton të riorganizojë strukturën menaxheriale të ushtrisë – duke i zëvendësuar komandantët e brigadave.

Ndryshe kundërofensiva ukrainase çdo ditë me shumë po jep efektet e saj, pasi trupat ruse janë tërhequr nga shumë rajone që i kontrollonin nga fillimi i luftës në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori