LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Prizren derisa ishte në fushë

Vdes një person në Prizren derisa ishte në fushë
Foto: Arkiv

Është raportuar se një person derisa ishte në fushë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit, të hënën në ora 14:30.

“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull  kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.


Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/