LAJMI I FUNDIT:

Rusia e hapur ndaj ofertës së Musk që të zhvillojë bisedë me Putinin përmes aplikacionit Clubhouse, Kremlini kërkon më shumë detaje

Rusia e hapur ndaj ofertës së Musk që të zhvillojë bisedë me Putinin përmes aplikacionit Clubhouse, Kremlini kërkon më shumë detaje

Rusia nuk e ka hedhur poshtë idenë e presidentit Vladimir Putin që të bisedojë me miliarderin amerikan Elon Musk në rrjetin social Clubhouse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot para gazetarëve se propozimi është “interesant”, por se nevojiten të zbulohen më shumë detaje, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht duam të dimë, pasi presidenti Putin nuk i përdor direkt rrjetet sociale, ai personalisht nuk i menaxhon ato”, thuhet në kumtesë.


“Në përgjithësi, është një propozim interesant, por fillimisht duam të dimë se çfarë është dhe çfarë propozohet”, shtoi Peskov.

Kujtojmë që Musk e ftoi Putinin përmes Twitterit që t’i bashkohet në një bisedë në Clubhouse, aplikacion me audio që po rritet shpejt, pasi popullaritetit që e fitoi në Luginën Silikon.

Pronari i Tesla dhe SpaceX ka thënë në gjuhën ruse se “do të jetë nevojë i madh të bisedojë me Putinin”. /Telegrafi/