LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i mobilizimit rus, tre rezervistë ndërrojnë jetë në qendrën e trajnimit – njëri kreu vetëvrasje e dy tjerët nga problemet shëndetësore

Dështimi i mobilizimit rus, tre rezervistë ndërrojnë jetë në qendrën e trajnimit – njëri kreu vetëvrasje e dy tjerët nga problemet shëndetësore

Mobilizimi i pjesshëm i Moskës nuk është duke shkuar sipas planeve, pasi shumica prej rezervistëve po arratisen apo po refuzojnë të shkojnë në luftë.

Madje për të parandaluar një gjë të tillë, rusët kanë vënë punkte në pikëkalime kufitare me shtetet fqinje, ku nga to do të kontrollojnë të gjithë rusët që po ikin nga mobilizimi, dhe nëse ndonjëri prej tyre figuron në listën e rezervistëve – do të kapet dhe dërgohet në luftë, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre që janë dërguar, është konstatuar se kanë probleme shëndetësore e madje edhe të moshuar me thinja dhe rrudha në fytyrë.


E rasti më i fundit që e dëshmon dështimin e mobilizimit ka ndodhur në qendrën e trajnimit në Sverdlovsk, ku tre burra të mobilizuar ndërruan jetën në këtë qendër.

Njëri prej tyre ndërroi jetë nga sulmi epileptik i shkaktuar nga helmimi me alkool, e tjetri kreu vetëvrasje.

Për rezervistin e tretë thuhet se është dërguar në shtëpi, ku ndërroi jetë si pasojë e cerrozës në mëlçi.

Raste të ngjashme po raportohen çdo ditë, e nga qendrat e trajnimit janë realizuar video të ndryshme ku shihen se si jetojnë në kushte mizore.

Pa çizme, ilaçe e shtretër, kurse femrat janë këshilluar të blejnë tampon që do t’i shfrytëzonin si fashë në rast se i godet ndonjë plumb i ushtarëve ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori