LAJMI I FUNDIT:

Volvo EX90 SUV elektrik i ri do të jetë vetura më e sigurt ndonjëherë e markës suedeze

Volvo EX90 SUV elektrik i ri do të jetë vetura më e sigurt ndonjëherë e markës suedeze

SUV i ri i madh elektrik i Volvo do të quhet EX90, dhe do të vije i pajisur me teknologji të avancuar të sigurisë si pjesë e vizionit të markës suedeze për zero vdekje dhe lëndime në veturat e tyre të reja.

Volvo EX90 do të shitet bashkë me variantet hibride “plug-in” të XC90, raporton Auto Express, dhe do të prezantohet me 9 nëntor, përpara se shitjet të fillojnë në vitin 2023.

Fotot ekskluzive të Auto Express, tregojnë se si mund të duket vetura e re e cila bazohet në platformën më të fundit nga Volvo SPA2, kur më në fund e “heq mbulesën” më vonë gjatë këtij viti, me një dizajn të ri të evoluar për SUV-in e madh, transmeton Telegrafi.


Volvo EX90 do të ketë teknologjinë e zbulimit të shoferit të dehur
Lexo po ashtu Volvo EX90 do të ketë teknologjinë e zbulimit të shoferit të dehur

EX90 do të ketë mjaft teknologji e cila do t’i mbrojë kalimtarët, çiklistët dhe pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit, e gjithashtu edhe ata që gjenden brenda veturave.

Joachim de Veldier, kreu i Automatizimit të Sigurt të Veturave tek Volvo tha: “Ne besojmë se EX90 do të jetë vetura më e sigurt e Volvo që ka dal ndonjëherë në rrugë”.

“Po fuzionojmë atë që ne e dimë për mjedisin e jashtëm me kuptimin tonë më të detajuar të vëmendjes të shoferit”, vazhdoi tutje ai.

“Kur të gjitha sistemet tona të sigurisë, sensorët, softuerët dhe fuqia kompjuterike të bëhen bashkë, ato krijojnë një mburojë parandaluese rreth jush – dhe ju nuk do ta dini se është aty deri në momentin që ju nevojitet”, bëri të ditur de Veldier. /Telegrafi/

Volvo EXC90 patent image - front angle

Volvo EXC90 patent image - side

Volvo EXC90 patent image - rear angle

Volvo EXC90 patent image - front

Volvo EXC90 patent image - rear