LAJMI I FUNDIT:

Volvo EX90 do të ketë teknologjinë e zbulimit të shoferit të dehur

Volvo EX90 do të ketë teknologjinë e zbulimit të shoferit të dehur

Vetura kryesore e radhës e Volvo është një veturë e tëra elektrike me kompaninë e cila premtoi një kalim nga veturat e fuqizuara me gaz.

Prezantimi zyrtar do të bëhet me 9 nëntor, dhe Volvo veçse po i reklamon disa nga veçoritë ekskluzive që do të gjenden në EX90 në ardhje.


Ndërsa ne veçse e dimë se si do të duket kjo veturë falë paraqitjes për patentë nga Volvo, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Volvo njihet për sigurinë e saj dhe kompania po e rrit edhe më shumë standardin me çdo veturë të re që prezantohet në treg.

Kjo nuk ndryshon as këtë herë – EX90 ka “një prej seteve më të avancuara të sensorit në treg”, sipas kompanisë.

Vetura elektrike do të ketë 8 kamera, 16 sensor ultra-sonic, 5 radarë dhe një sensor LiDar të montuar mbi çatinë e veturës.

Përderisa kamerat dhe sensorat në pjesën e jashtme do të ju ndihmojnë që t’i shmangni pengesat, seti i kamerave të montuara në brendësi do ta monitorojë sjelljen e shoferit dhe do të sigurohet se nëse ata janë të vëmendshëm apo jo.

Vetura do të përpiqet ta alarmojë shoferin për t’u fokusuar në rrugë, kamerat do të jenë në gjendje të identifikojnë se nëse shoferi është i hutuar ose i dëmtuar.

Nëse pas kësaj nuk vije asnjë përgjigje nga shoferi, vetura do ta ulë shpejtësinë dhe do të ndalet anash duke ndezur dritat e rrezikut. /Telegrafi/

Volvo EX90 revealed by patent filing

Volvo EX90

Volvo EX90

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Auto
Kalo në kategori