LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i vajzës që i mbijetoi sulmit rus mbi konvojin e civilëve ukrainas: E pashë babanë tim kur u qëllua në kokë

Rrëfimi i vajzës që i mbijetoi sulmit rus mbi konvojin e civilëve ukrainas: E pashë babanë tim kur u qëllua në kokë

Një prej civilëve që i mbijetoi sulmit rus ndaj konvojit të civilëve ukrainas, ka rrëfyer tmerrin që e ka përjetuar.

Në këtë sulm të forcave ruse, kanë humbur jetën të paktën 24 civilë ukrainas, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë që kishte përfunduar nën rrënojat e konvojit të veturave civile, që u bombarduan në lindje të Ukrainës.

Punonjësja shëndetësore e cila ishte me babanë e saj në ato momente, thotë se filluan sulmet ajrore fillimisht, ku menjëherë kishte ndalë veturën dhe kishte dalë jashtë, transmeton Telegrafi.


E deri po qëndronin të shtrirë, kishte parë sesi babai i saj po qëllohej për vdekje në kokë. Madje sipas saj, ajo çfarë ishte më e tmerrshme, është fakti që para syve të saj ndodhi vrasja e babait.

Me të arritur autoambulancat e para, rruga ishte e mbushur me gjak dhe kufoma të civilëve që u vranë nga sulmet ruse në lindje të vendit.

E këtë sulm ndaj konvojit të civilëve ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “vazhdimësi e terrorit rus mbi civilët”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori