LAJMI I FUNDIT:

Conte i zhgënjyer nga humbja dhe VAR-i: Në Angli nuk funksionon si duhet, të marrin shembull nga Serie A

Conte i zhgënjyer nga humbja dhe VAR-i: Në Angli nuk funksionon si duhet, të marrin shembull nga Serie A

Tottenham Hotspur ka humbur derbin lokal 3-1 nga Arsenali në një ndeshje spektakolare në Emirates stadium.

Sigurisht që trajneri i Spurs, Antonio Conte ka mbetur i zhgënjyer nga humbja e pësuar në derbin lokal, derisa ka kritika të mëdha për gjyqtarët.

Për Spurs kjo ishte humbja e parë në kampionat, teksa Conte ka thënë se VAR-i në Angli është një pjesë e vështirë dhe ata duhet marrin shembull nga Serie A.


“Të them të drejtën në Angli kjo pjesa e VAR është pak e vështirë sepse nga ndeshja në ndeshje nuk përdoret i njëjti standart. Ndonjëherë ka momente kur duhet kartoni i kuq dhe akordohet i verdhë, apo ndonjëherë kur është karton i verdhë, nuk jepet asnjë ndëshkim”.

“Gjyqtarët duhet të punojnë shumë në këtë aspekt, në Itali gjyqtarët mblidhen çdo të enjte dhe shohin video si një formë për t’u përmirësuar. Nuk e di nëse diçka e tillë aplikohet në Angli, por është një ide e mirë. Këtu niveli i futbollit është shumë i lartë dhe i tillë duhet të jetë edhe gjykimi apo VAR-i”.

“Çdo vendim gjatë ndeshjes duhet të jetë më i miri i mundshëm. Kartoni i Kuq “vrau” ndeshjen, ata shënuan të tretin më pas”, deklaroi Conte për pjesën e VAR-it.

Tutje trajner italian foli edhe për pjesën e ndeshjes, duke thënë se për ta ishte çdo gjë e vështirë në përballje me Topçinjtë.

“Arsenal ishte një skuadër shumë sulmuese dhe e kishim të vështirë të mbronim ndaj tyre. Nëse ka diçka për të cilën mund të ankohem, ajo është pjesa e parë, ku mund të bënim më shumë dhe gabuam në disa raste pasimin e fundit”.

“Ndeshja nuk ishte e balancuar dhe më pas pjesa e dytë nisi me gol për ata, mund të bënim shumë më shumë në çdo gol që pësuam. Por, më pas erdhi kartoni i dytë, aty mbaroi ndeshja”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori