LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi seksualisht Mrika Nikqin

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi seksualisht Mrika Nikqin

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit.

Rasti ka ndodhur më 27 shtator në qendër të qytetit të Pejës, ndërsa kërkesa për paraburgim në gjykatën kompetente është bërë këtë të shtunë.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim për Telegrafin Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.


“Me datë 27 shtator ka ndodhur rastit i  veprës penale të “Sulmit Seksual”  dhe për këtë çështje penale kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitet relevante policore. Pas punës intensive është bërë e mundshme identifikimi i personit të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar fillimisht për 48 orë”, ka thënë ai.

“Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, ku gjatë mbajtjes së kësaj seance Prokurori i Shtetit do shpalosë arsye që gjykata t’ia caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka shtuar Nikqi.

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar të premten mbrëma një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës.

Viktima Mrika Nikqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se “me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori