LAJMI I FUNDIT:

Njëzet viktima pas sulmit rus ndaj një autokolone në Kharkiv, mes tyre dhjetë fëmijë

Njëzet viktima pas sulmit rus ndaj një autokolone në Kharkiv, mes tyre dhjetë fëmijë

Njëzet persona u vranë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, thotë një zyrtar i lartë lokal, duke cituar informacionin paraprak.

Oleh Synehubov thotë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus, raporton bbc.

Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht, “Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”.


Ai shton se 10 nga viktimat ishin fëmijë. Sulmi ndodhi në të ashtuquajturën “zonë gri” midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk.

Ushtruesi i detyrës së kreut të SBU, Vasyl Maliuk, citohet të ketë thënë se “sulmi brutal ndaj civilëve u krye nga një grup sabotazhi dhe zbulimi”.

Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori