LAJMI I FUNDIT:

FMN: Negociata për marrëveshje të reja me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë

FMN: Negociata për marrëveshje të reja me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar për momentin negocion për marrëveshje të reja me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot shefja e zyrës së FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Veren Eble, transmeton Beta.

“Politika monetare duhet ta luajë rolin e saj në kohë të krizës dhe kjo do të ndikojë edhe në buxhet edhe në rritje. “Politika monetare duhet të kontrollojë fort inflacionin dhe të ruajë transparencën dhe pavarësinë e plotë në proces, ose përndryshe rrezikon të jetë më pak efektive,” tha ajo. Deklarata e saj është dhënë në Samitin e guvernatorëve, ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore nga Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Beçiqi të Malit të Zi.

Ajo vlerësoi se në këto kohëra të krizës, politika fiskale duhet të mbështesë politikën monetare, në radhë të parë duke kufizuar kërkesën.


“Do të nevojitet konsolidim fiskal. Pagat në sektorin publik duhet të jenë nën kontroll, pasi ato shtojnë presionin mbi inflacionin, përveç presionit mbi buxhetin. Është më mirë të paguash bonuse një herë sesa të rriten pagat”, tha Stefani Veren Ebël.

Sipas saj, qytetarët më rrezikuar duhet të mbështeten me para nga buxheti dhe me këtë rast të shmanget nxitja e inflacionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori