LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po punon t’ia vazhdojë kontratën Dembeles, synohet t’i hiqet klauzola e ulët francezit

Barcelona po punon t’ia vazhdojë kontratën Dembeles, synohet t’i hiqet klauzola e ulët francezit

Ousmane Dembele është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me Barcelonën.

Sulmuesi francez mbeti i lirë në fund të sezonit, por vendosi të rinovojë kontratën e tij për dy vite të tjera.

Me kontratën e re Dembele ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove, shumë që konsiderohet e ulët.


Kësisoj katalunasit janë futur në bisedime me agjentin e lojtarit për ta rinovuar kontratën edhe për dy vite shtesë, pasi duan t’ia rritin klauzolën.

Dembele është njëri nga futbollistët kryesorë të Barcelonës këtë sezon dhe trajneri Xavi Hernandez beson shumë në të.

Barcelona nuk mund t’i marrë as 50 milionë euro në rast se ndonjë skuadër paguan klauzolën e Dembeles, pasi gjysma e parave do t’i takonin futbollistit dhe agjentit të tij.

Katalunasit kanë frikë se Dembele do të shkëlqejë në Botëror dhe mund ta humbasin për pak para, prandaj janë të gatshëm t’ia vazhdojnë kontratën deri në verën e vitit 2026 dhe t’i vendosin ndonjë klauzolë më të madhe ose t’ia heqin atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori