LAJMI I FUNDIT:

Izoloni shtëpitë para se të ftohet moti – deklarata e ministres Rizvanolli në Kuvend dhe debati për krizën energjetike 

Izoloni shtëpitë para se të ftohet moti – deklarata e ministres Rizvanolli në Kuvend dhe debati për krizën energjetike 

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi nuk u arrit të merret vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, ashtu siç parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Nga 78 deputetë sa ishin të pranishëm në Kuvend, 58 deputetë kanë votuar për.

“Nuk ka kuorum për me marr vendim”, theksoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Çështja e vazhdimit të masave emergjente nuk arrit të kaloi megjithëse në rend dite ishte futur me mocion procedural.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.

“Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa edhe 30 ditë të tjera të zgjaten konform edhe Ligjit për energji. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi dhe dëmet që mund t’u shkaktohen bizneseve dhe amvisërive, kërkojmë mbështetjen që ky vendim sot të futet në rend dite dhe të votohet për të sipas propozimit të qeverisë”, tha Kusari-Lila.

E kundër këtij mocioni ishin partitë opozitare.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se është hera e katërt që sillet në këtë formë një mocion për çështjen e energjisë.

“Nuk është normale, sot është hera e katërt brenda gjashtë muajve për ta futur me mocion procedural shpalljen e gjendjes emergjente. Vet po krijoni precedan që vërtet me thënë se kjo qeveri s’është normale. Sepse s’po diskutojmë për normalitet, për shmangie po diskutojmë. Prandaj, ju lus që ta hiqni nga rendi i ditës këtë mocion”, tha ai.

Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie tha se do të abstenojnë.

“Tash e një vit shumica e veprimeve të qeverisë karshi kësaj problematike janë improvizuese dhe pa një agjendë serioze shtetërore. Grupi parlamentar i LDK-së abstenon në votimin e kësaj çështje”, tha ai.

Por, ajo që më shumë ka ngjallur debat është deklarata e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo theksoi se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

“Çfarë mund të bëjnë familjet, është marrin masa për izolim të shtëpive para se të fillojnë temperaturat e ulëta. Të përpiqen të ndërrojnë mënyrën ngrohjes, pra jo me energji elektrike. Ne si qeveri kemi marrë dhe po vazhdojmë të marrim masa në shumë drejtime, prej kursimit deri tek mbështetja për ata që nuk i kanë mundësitë”, theksoi ajo.

Subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, për shtatë muaj Qeveria ka paguar mbi 45 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të enjten ka raportuar edhe në Komisionin për Ekonomi lidhur me krizën energjetike dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Ministrja kërkoj që të vazhdojnë edhe më tej masat emergjente që janë marrë dy muaj më parë lidhur me krizën e energjisë elektrike.

Rizvanolli shtoi se krahas masave emergjente që janë marrë dhe që mund të merren gjatë muajve në vijim varësisht nga situata, tha se është duke vazhduar edhe subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për ata qytetarë të cilët kursejnë energjinë.

Ministrja bëri të ditur se në kuadër të subvencionimit për shtatë muaj janë paguar mbi 45 milionë euro.

“Ndërkohë po vazhdon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, ku deri tani për muajt shkurt deri në gusht janë paguar 46 milionë e 567 mijë e 746 euro dhe kjo do të vazhdoj edhe gjatë muajve në vijim deri në shfrytëzimin e 90 milionëshit që është zotuar në shkurt”, tha Rizvanolli.

Ajo tutje shtoi se Qeveria ka ndarë edhe 6 milionë euro me qëllim të subvencionimit të konsumatorëve fundor për zbatimin e masave për kursim të energjisë, ku skema e subvencionimit pritet të lansohet brenda dy javëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori