Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.
Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?
Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…
Blendi Fevziu: Edhe këtu?
Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.
Blendi Fevziu: Edhe në media?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?
Ambasadorja Kim: Jo.
Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?!
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Edhe në media.
Ambasadorja Kim: Po.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251