Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë siguruar 40.000 doza të vaksinave për gripin sezonal, të cilat do të shfrytëzohen për persona mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, të punësuarit në shëndetësi, gratë shtatzëna, dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjet
Në vend ka filluar qetësimi i gjendjes me pandeminë e Kovid-19, por me fillimin e vjeshtës ku kemi edhe ndryshim të temperaturave, paraqitet edhe gripi sezonal. Për këtë arsye, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se janë të përgatitur për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal, dhe se tashmë janë siguruar dozat e nevojshme. Në sezonin e gripit në vitin 2020-2021, ishin shumë të rrallë pacientët me grip sezonal, për shkak të masave antikovid, kur qytetarët pothuajse gjatë tërë kohës mbanin maska, mbanin higjienë më të theksuar të duarve, dhe kohën më të madhe të ditës e kalonin në shtëpi, dhe kjo ishte arsyeja pse numri i pacientëve me grip sezonal ishte i vogël. Tani, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë siguruar 40.000 doza kundër gripit sezonal.
“Këto kohë është e paraparë që vaksinimi kundër gripit sezonal të fillojë më herët se sa që ishte e paraparë, kështu që në vend se të fillojë në fillim të nëntorit, sikurse deri tani, do të duhet të fillojë në mes të tetorit. 40.000 dozat e katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal gjatë të synuara për persona të moshuar (mbi 65 vjeç), për të sëmurët kronik, të punësuarit në shëndetësi, gratë shtatzëna, dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjet”, potencuan nga MSH. Ashtu si vitet e kaluara, vaksinimi kundër gripit sezonal është pa pagesë.
Sa i përket vaksinimit kundër Kovid-19, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëpërmjet KSI në vazhdimësi po i përcjellin rekomandimet në lidhje me të gjitha aspektet për pandeminë e Kovid-19, duke përfshirë këtu edhe imunizimin. “Vaksinimi kundër pandemisë Kovid-19 është duke u zhvilluar pa pengesa, dhe në muaj realizohen 1.000 vaksinime. Përsëri apelojmë deri te të gjithë qytetarët që nuk janë të imunizuar, apo që duhet të pranojnë dozën shtesë, këtë ta bëjnë sa më parë, pasi që nuk dihet se si do të shkojë pandemia në periudhën e ardhshme”, thonë nga MSH.
Nga ordinanca e Medical Point thanë për gazetën “Koha” se gripi sezonal ka filluar me hapjen e shkollave.
“Me fillimin e shkollave ka filluar edhe fluksi i gripit sezonal, dhe që pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Kurse sa i përket vaksinimit, është i mirë sidomos për personat në mosha të shtyera, dhe ka nga ata që e pranojnë por edhe nga ata që kategorikisht e refuzojnë. Në shumicën e rasteve ata që e pranojnë kërkojnë me ngulmë që të ju jepet termine për vaksinim”, deklaroi Dr. Rejhan Murseli. Sezonin e kaluar kishte rreth 3600 raste me grip sezonal, dhe rreth afër 50.000 vaksina pa pagesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet