LAJMI I FUNDIT:

Vizita e delegacionit nga Çekia në Kosovë përmes fotografive

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë sot është duke qëndruar në Kosovë për të diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave për vendin.

Ky delegacion fillimisht është pritur nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë në objektin e Qeverisë së Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.

Në fotografi shihen ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi duke shtrënguar duart.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi /Foto: Ridvan Slivova/

Telegrafi.com përmes fotografive të fotoreporterit Ridvan Slivova, ju sjell momentin e ardhjes së këtij delegacioni si dhe gjatë zhvillimit të takimit me palën kosovare, në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës, shkruan Euractiv, përcjell Telegrafi.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh.

Për të miratuar liberalizimin e vizave është e nevojshme një shumicë e cilësuar prej të paktën 15 shteteve anëtare, që përfaqësojnë 65 për qind të qytetarëve të BE-së.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë gjithashtu se Kosova do të aplikojë për t’u bërë kandidat në BE deri në fund të vitit 2022. /Telegrafi/

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë /Foto: Ridvan Slivova/