LAJMI I FUNDIT:

Në Podgoricë arrestohen disa persona, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret rus

Në Podgoricë arrestohen disa persona, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret rus

Disa shtetas të Malit të Zi janë arrestuar në orët e para të mëngjesit në Podgoricë, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret të Rusisë, raporton vijesti.me.

Siç raporton Vijesti, aksionin e ka udhëhequr Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) që ka kompetencë në këtë fushë, kurse arrestimet janë kryer me urdhër të zyrës së Kryeprokurorit, transmeton Telegrafi.

Sipas një burimi të këtij medium malazez, njëri prej të arrestuarve bazuar në të dhënat e ANB-së, prej dekadash ka punuar për Shërbimin Sekret rus dhe është pjesë e një grupi të madh, për të cilët ka informacione të detajuara ANB-ja.


Bëhet fjalë për nëpunësin e administratës, kurse i njëjti burim thekson se aksioni i sotëm është fillimi i operacionit për zbulimin e bashkëpunëtorëve të agjencive të huaja të inteligjencës.

Nga ANB nuk janë deklaruar lidhur me atë nëse janë arrestuar disa persona nën dyshimin për spiunazh, e Vijesti mëson se ky aksion është pjesë e një aksioni ndërkombëtar dhe se në mesin e të arrestuar janë edhe disa shtetas të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori