LAJMI I FUNDIT:

Për të shmangur mobilizimin, i riu nga Rusia i kërkon mikut t’ia thyej këmbën – pamjet bëhen virale

Për të shmangur mobilizimin, i riu nga Rusia i kërkon mikut t’ia thyej këmbën – pamjet bëhen virale

Për shumë burra rusë, vendimi i Kremlinit që t’i ftojë 300 mijë rezervistë për luftën në Ukrainë, ka qenë shok.

Në shumë qytete, lufta shtatëmujore e Rusisë kundër fqinjit akoma është larg përfundimit, transmeton Telegrafi.

Por pasi përfundoi fjalimin presidenti rus Vladimir Putin, rusët i goditi realiteti – mobilizimi i pjesshëm.


Dërgimi në luftë ka ndodhur më shpejtë sesa që shumë rusë e kishin pritur të ndodhë.

Aplikacionet për shkëmbim mesazhesh, kanë shpërthyer në debat lidhur me atë se çfarë tjetër do të ndodhë. Madje kanë menduar ide të ndryshme se si të shmangin dërgimin në luftë.

“Si të thyesh dorën”, ishte një prej temave më të kërkuara në Google nga rusët, e disa prej tyre këto i kanë aplikuar dhe dëshmuar me video të ndryshme.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë në Twitter videon ku shihet një i ri rus duke ia thyer këmbën një të riu tjetër – me qëllim që të shmang mobilizimin.

Në video shihet i riu që e vendosë këmbën në shkallë dhe nga shkallët e tjera miku i tij kërcen mbi këmbën e tij – të cilën ia thyen.

E për shkak të pamjeve të rënda, videoja është edituar por se në rrjetet sociale ekziston videoja e plotë ku shihet ky moment i tmerrshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori