Çështja e Kosovës ka përplasur të martën ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.
Ishte ambasadori rus Vasily Nebenzya, i cili në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së tërhoqi një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë, për çka akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.
Madje, ai shkoi aq larg sa që hodhi akuza edhe për mungesë të referendumit në Kosovë.
Sipas tij, atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj, derisa shtoi se ndryshe po i qasen rastit të Ukrainës.
Ai ka përmendur edhe marrëveshjen e Serbisë dhe Rusisë të nënshkruar së fundmi, gjë që ka nxitur reagimin e Perëndimit, pasi si e tillë erdhi në kohën kur vendet demokratike kanë dënuar dhe kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.
Ai tha se nuk është e drejtë që t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendos sanksione Rusisë, kur kjo e fundit ka marrëdhënie historike me këtë vend.
“Duke u refuzuar banorëve të Donbasit në territoret e çliruara të Ukrainës, të drejtën për vetëvendosje, delegacionet perëndimore po demonstrojnë standardet e tyre të dyfishta skandaloze. Kritikët më të zëshëm të referendumit në Donbas, Zaporozhye ishin dikur në ballë të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. Pastaj deklaruan se territori kishte të drejtë të largohej nga shteti serb nëse ekzistonte një kërcënim real që të drejtat e shqiptarëve të Kosovës do të cenoheshin rëndë nga e ashtuquajtura vazhdimësi korrigjuese, dhe se kjo nuk ishte vetëm deklaratë, por qëndrimi zyrtar ligjor i paraqitur nga shtetet perëndimore në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së në vitin 2008. Në atë kohë, shqiptarët e Kosovës, megjithatë, nuk kërcënoheshin fare nga asgjë, sepse Jugosllavia nuk ishte më në hartë. NATO bombardoi Serbinë, kishte trupa të huaja si paqeruajtëse në të. Dua të nënvizoj ndryshe nga situata në Krime, LPR dhe DPR… dhe populli i Zaporozhyes. Në Kosovë absolutisht nuk ka pasur referendum, nuk ka vota të lira të popujve atje. Ka qenë vetëm një shpallje e pavarësisë, e miratuar nga autoritetet e përkohshme vetëqeverisëse që tejkaluan kompetencat e tyre. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj”, tha ai, transmeton KP.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar.
Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia takohen dhe dialogojnë, dhe se nuk luftojnë.
“Delegacioni rus bëri përsëri një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara duke përfshirë gjysmën e këtij këshilli, pra kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq…. Asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e detyruar sesa krahasimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit, për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme siç ishte rasti i Kosovës, me agresionin e pastër dhe të paprovokuar dhe referendumin që po mbahet tani në Ukrainë. Askush nuk është, nuk mund të mashtrohet nga kjo, askush nuk tenton të krahasojë të pakrahasueshmen, asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, ose të ngritë urën e saj të e drejta ndërkombëtare, e cila e ka bërë atë një paralele ndërkombëtare. Kosova dhe Serbia janë të detyruara të dialogojnë për të zgjidhur problemet e tyre, ata takohen, nuk luftojnë”, ka thënë ai.
Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara në territorin e vendit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe